Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj Stublla, sot e ka bërë zbulimin e pllakës përkujtimore me rastin e tridhjetë vjetorit të vizitës në Kosovë të Senatit të SHBA’së që atë kohë ishte udhëhequr nga senatori, Bob Dole.
Pllaka është vendosur në Sheshin “Zahir Pajaziti”, përpara hyrjes kryesore të “Grand Hotel”
Sipas MPJ “Organizimi i kësaj ngjarje për të shënuar tashmë përgjithmonë vizitën e shtatë senatorëve, e cila vulosi mbështetjen amerikane për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, deri te çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës”