Me rastin e 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të senatit amerikan në Kosovë, është hapur ekspozita e fotografit Hazir Reka.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.
Ekspozita është hapur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kujtojmë se sot rreth orës 13:30 do të mbahet ceremonia e ngritjes së shtatores së Senatorit Bob Dole.