Futbollistët e Barcelonës janë thirrur sot që t’i kryejnë testimet për COVID-19, para fillimit të fazës përgatitore për edicionin e ri.
Në mesin e futbollistëve që tashmë kanë arritur në qendrën e testimit nuk është edhe ylli argjentinas, Lionel Messi, bën të ditur “MARCA”.
Messi, së fundi ka njoftuar ekipin e Barcelonës se gjatë këtij afati kalimtar të verës dëshiron largimin nga skuadra, dhe me gjasë Anglia pritet të jetë destinacion i radhës.