Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka njoftuar se sot ka qëndruar përtej Urës së Ibrit – në pjesën veriore të vendit.
Ai ka thënë se ka takuar qytetarë dhe ka parë nga afër problemet me të cilat ballafaqohen ata.
“Problem mjaft i madh dhe i veçantë mbetet edhe më tej rivitalizimi i urës së Ibrit i cili paraqet pengesë në lëvizjen e lirë të njerëzve, kurse punimet në rregullimin e shtratit të lumit Ibër i cili është një projekt madhështor që do të ofroj pamje jashtëzakonisht të bukur të qytetit të Mitrovicës duket se po vazhdojnë vetëm në anën jugore sepse në atë veriore nuk është bërë asnjë hap i vetëm”, është shprehur ai.