Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, mund të ndryshojë skuadër gjatë këtij afati kalimtar të verës.
“Mundo Deportivo” shkruan se anësori është i gatshëm të transferohet drejt “Camp Nou”.
Sipas raportimit, Barcelona gjithashtu është e gatshme t’i ofrojë një kontratë 28 vjeçarit, pas lajmit për largimin e Lionel Messit.
Aktualisht, Mane ka kontratë te Liverpooli deri në vitin 2023, ndërsa shuma që kërkon ‘The Reds’ për shitjen e tij është 120 milionë euro.