Tre persona janë lënduar në Istog, pasi një bombolë gazi ka shpërthyer sot në një objekt banesor.
Rastin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në rajonin e Pejës.
Ai tha se viktimat janë jashtë rrezikut për jetë.
“Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Rexhë Murati” në Istog, në një objekt banesorgjatë punimeve ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit. Si pasojë e shpërthimit, tre persona janë lëdnuar të cilët pas marrjes së trajtimit mjekësor në QKMF në Istog, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha Rugova.
Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.