Ambasada e Kosovës në Washington e ka kujtuar kohën kur në Prishtinë ka qenë një delegacionin e kongresit amerikan i udhëhequr nga Senatori Dole.
“30 vjet më parë, turmat përmbytën rrugët e Prishtinës për të mirëpritur delegacionin e kongresit amerikan të udhëhequr nga Senatori Dole. Policia serbe përdori dhunë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë tubimin paqësor të mijëra shqiptarëve”, thuhet në postim.