Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar për vdekjen e aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mynafir Beshiri.
“Sot ka ndërruar jetë aktivisti ynë i nderuar, dr. Mynafir Beshiri. Krahas punës së tij profesionale si mjek, ai ka qenë për më shumë se 30 vite aktivist e funksionar i Degës së LDK-së në Dragash. Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia familjes se Doktorit, kryetarit të degës në Dragash dhe gjithë miqve të tij”, ka shkruar Hoti.
I ndjeri, me profesion doktor, ka shërbyer në Komunën e Dragashit për shumë vite si mjek.