• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

UNICEF dhe USAID ndihmojnë shkollat me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19

29/08/2020 - 14:13:58
UNICEF dhe USAID ndihmojnë shkollat me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19

Çdo fëmijë mezi pret që të kthehet në shkollë të takojë shokët e vet dhe mësimdhënësit. Jeta gjatë pandemisë COVID-19, është e vështirë si për prindërit, ashtu edhe për fëmijët. Gjersa janë duke u zhvilluar përgatitjet për rihapjen e shkollave, UNICEF-i në partneritet me USAID-in po i bëjnë të gjitha përpjekjet së bashku me partnerët për të siguruar një normalitet të ri në çdo shkollë për çdo fëmijë në Kosovë.

UNICEF-i së bashku me USAID-in në Kosovë dhe me Ministrinë e Arsimit sot vizituan një nga shkollat që përfituan nga kjo mbështetje.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
22
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8

“Pako higjienike dhe pajisje personale mbrojtëse për nxënësit dhe mësimdhënësit u shpërndanë në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Drejtoresha e shkollës, Shqipe Vllasaliu – Mehmedi, e ka mirëpritur përzemërsisht këtë mbështetje duke i theksuar vështirësitë me të cilat mund të përballen gjatë procesit arsimor për shkak të pandemisë.

Ministri i Arsimit në Kosovë, Ramë Likaj, shprehu mirënjohjen e tij, duke theksuar se kthimi në procesin shkollor është një sfidë për të gjithë. “Në kohëra të tilla, ju e vëreni se cilët janë miqtë tuaj të vërtetë. Jam më shumë se i lumtur që kemi miq si UNICEF-i dhe USAID-i, të cilët po na mbështesin në sfidën me të cilën po përballemi për të kthyer çdo fëmijë në shkollë “, tha z. Ramë Likaj.

Gjersa kreu i USAID-it në Kosovë, Lisa Magno tha se “luftimi i COVID-19 mundëson që fëmijët tanë të shkojnë në shkollë të sigurt. Ne do të përballemi me këtë pandemi së bashku ”

Murat Sahin, shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, theksoi se UNICEF-i po i bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre, duke i fuqizuar të rinjtë dhe duke ofruar pajisje mbrojtëse për shkollat dhe qendrat e kujdesit shëndetësor.

“Si pjesë e fushatës Kthimi në Shkollë, UNICEF-i me mbështetjen e USAID-it do të shpërndajë në total: 33,000 L sapun të lëngshëm, 36,740L dezinfektues duarsh, 33,000 dezinfektues kimik, 1.320 termometra me rreze infra të kuqe, 4400 maska si mburoja të fytyrës, 29700 maska fytyre, 7700 kasketa të fytyrës. 660 shkolla fillore dhe të mesme do të furnizohen me pako higjienike ku përfshihen: 50 L sapun të lëngshëm, 50 L dezinfektues duarsh, 50 L dezinfektues kimik dhe 2 termometra me rreze infra të kuqe për secilën shkollë. 2200 mësimdhënës do të marrin pako me pajisje mbrojtëse të cilat do të përfshijnë: 2 maska si mburoja të fytyrës, 3 maska fytyre, 1L dezinfektues duarsh, 1 fletore dhe 1 çantë shpine me mesazhe për parandalimin e COVID-19. 7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako me pajisje mbrojtëse, të cilat do të përfshijnë: 1 kasketë për fytyrë, 3 maska fytyre, 200 ml dezinfektues duarsh, 1 fletore dhe 1 çantë shpine me mesazhe për parandalimin e COVID-19. Vendimet për masat e kontrollit në shkolla dhe mbylljen dhe hapjen e shkollave duhet të jenë në përputhje me vendimet për masat e tjera të distancimit fizik dhe masave të reagimit të shëndetit publik brenda komunitetit. Është thelbësore që shkollat të planifikojnë paraprakisht dhe të shqyrtojnë se çfarë masash shtesë mund të vendosin për të ndihmuar nxënësit, mësimdhënësit dhe anëtarët e tjerë të personelit në mënyrë që të jenë të sigurt kur të kthehen, dhe që komunitetet të jenë të sigurt në dërgimin e nxënësve të tyre në shkollë”, thuhet në njoftim.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
Share2TweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
22
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
28
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
13
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
10
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
10
Next Post
Berlin, policia shpërndanë protestuesit pasi nuk respektuan masat anti-pandemi

Berlin, policia shpërndanë protestuesit pasi nuk respektuan masat anti-pandemi

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi