Një ngjarje tronditëse është shënuar në SHBA, Një mësues i anglishtes në një shkollë private është arrestuar pasi akuzohet se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje seksuale nxënëses së tij 13-vjeç.
Sipas “Daily Mail”, mësuesi i identifikuar si David Simpson, 39 vjeç, i ka kërkuar vajzës foto intime. Ngacmimet kanë filluar më 17 gusht dhe kanë vazhduar deri ditën e djeshme, një ditë para se ai të arrestohej (arrestimi i tij ka ndodhur sot).
Arrestimi i mësuesit ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, pasi atij iu vunë prangat në ambientet e shkollës, në prani edhe te nxënësve të tjerë.