E i vdekuri i fundit është një zyrtar policor. Por betejën me covid-19, nuk e kanë fituar as 8 zyrtarë të tjerë policorë.
Prekjes me virusit korona nuk i kanë shpëtuar deri tash 500 pjesëtarë të policisë, ku nga ta 190 janë ende aktiv.
Nga fillimi i pandemisë janë infektuar rreth 500 policë, 310 janë shëruar dhe 190 vazhdojnë të jenë aktiv.
Ali Celja, për vite të tëra ka shërbyer si pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Por, i njëjti ka ndërruar jetë një ditë më parë.
Ai ka vdekur si pasoj e prekjes nga virusi korona.
Por, Celaj nuk ishte i vetmi pjesëtar i policisë që nuk arriti ta tejkaloj këtë virus.
Fat të njëjtë deri me tani kanë pasur edhe 8 efektiv të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, në Sindikatën e Policisë, thonë se numri i madh i infektimeve të zyrtarëve policor po vjen si pasoj e mos kushteve të përshtatshme për punë.
Kështu thotë Idriz Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës
Idriz Zeqiri shtonë se kthimi I orarit të punës në 8 orë mund të ul numrin e të infektimeve të zyrtarëve policor.
Nga zyra për informim e Policisë së Kosovës thane se prej fillimit të pandemis janë infektuar rreth 500 pjestarë të Policisë së Kosovës
Prej fillimit të pandemisë ,rreth 8 mijë zyrtarë policorë kanë punuar me orar të zgjatur për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë COVID-19.