Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një artikull në fcb, foli për të metat e politikës dhe politikanëve në Kosovë, raporton Telegramisot.com.
Sipas Zekës, shumica dërrmuese e njerëzve tanë në politikë, aq shumë e kanë betonuar budallakun, sa qe yndyrën mbi këtë, e konsiderojnë mençuri , e konsiderojnë.
Ish-deputeti dhe gazetari Zeka, me teje ka shtuar se politikanet ne Kosovë nuk kane jetuar në asnjë kohe dhe asnjë hapësire gjeografike, përpos lulakut që ia ka paralizu trupin, dhe djepit që ia ka shkunde fitilat e trurit.
Ky është postimi i plotë i Milaim Zekës.
Budalleku i betonum nder vite
Pjesa dermuese e njerezeve tone te politikes, aqe shume e kane betonu budallallekun, sa qe yndyren mbi kete, e konsiderojne mençuri. Ata nuk kane jetuar ne asnje kohe, ne asnje hapesire gjeografike, perpos lulakut qe ua ka paralizu trupin, dhe djepit qe ua ka shkunde fitilat e trurit.
Ata nuk kane orientim. Navigacionin e kane te prishur. Ne politike as qe e njohin pragmatizmin. Merreni me mend se qysh sillen me boten, sikur Merkeli te ishte ndonje konubarice, e Macroni apo Grenelli te ishin shoferat e tyre. Keta krejte boten e shohin sikur ata qe ua mbajne çadrate mbi koke, edhe kur nxene dielli. Keta njereze nuk e kane idene se ne çfare drejtimi po ecen hija e diellit.
Me kujtohet kur i ruajshim lopet dhe dojshim me i qu tek shtepija per mengez, dmth ne gjysem te dites, per mes shputave te kembes e matshim hijen tone, dhe ne baze te saje e percaktonim se sa ishte ora. Keta as me shputa te kembes, e as te dores, nuk jane kah e percaktojne oren perendimore.
Kurr ma keq nuk kemi qene ne keto vitete e paslufes…!!!