• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Shkollat e BE kushtojnë mijëra euro, të Veliajt – miliona, PD: Rindërtimi vonon se Rama -Veliaj vjedhin fondet.

28/08/2020 - 10:19:17
Shkollat e BE kushtojnë mijëra euro, të Veliajt – miliona, PD: Rindërtimi vonon se Rama -Veliaj vjedhin fondet.

Bashkia e Tiranës po na vjedh përsëri edhe me tenderat e rindërtimit të shkollave të Tiranës, – deklaroi sot Partia Demokartike nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhipa.

Sipas znj. Zhupa, “Erjon Veliaj ka tenderuar 30 milionë euro për të ndërtuar 14 objekte arsimore – ndërkohë që BE me standardet europiane, tenderon 15 milionë euro për të ndërtuar 22 objekte arsimore.

Lexo më shumë

Sot varroset aktori i njohur Enver Petrovci

Sot varroset aktori i njohur Enver Petrovci

September 23, 2025
8
Memli Krasniqi: Arta Vokshi Nallbani ka vizion për një Pejë ma të mirë

Memli Krasniqi: Arta Vokshi Nallbani ka vizion për një Pejë ma të mirë

September 23, 2025
7

Konkretisht duke iu referuar të dhënave që japin Agjensia e Prokurimit Publik dhe institucionet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë fonde për të rindërtuar shkolla, ne vëmë re që kostoja e Bashkisë Tiranë është tre apo katër fishuar nga kosto që paraqet BE.

Me fondet e BE-së me 158 milionë euro ndërtohen 22 shkolla, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, me 34 milionë euro po ndërtohen 45 shkolla.

E bukura është që vetë bashkia Tiranë në tenderin që ka bërë në prill, parashikonte që me 10 milionë euro të ndërtonte 8 shkolla.

Me tenderin e ribërë në gusht parashikon që me 30 milionë euro të bëjë 14 shkolla.

Konkretisht çfarë do të thotë që BE, një shkollë me standardet europiane e ndërton me 6810 mijë euro – një shkollë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, po me standarde europiane, e ndërton me 760 mijë euro, ndërsa bashkia e Tiranës e ndërton sot një shkollë me 2.2 milionë euro duke tejkaluar edhe veten katër muaj më parë që thoshte që mund ta ndërtojë me 1.3 milionë euro?!

Ka tre apo katër- fishuar paratë që paguhen nga taksapaguesit e Tiranës për të ndërtuar shkollat që u shkatërruan nga tërmeti.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ky është skandali i rindërtimit me shkollat e Tiranës, ku përfitojnë nga fatkeqësia që u ra qytetarëve të Tiranës, nxënësve të Tiranës, prindërve të Tiranës, për të vjedhur sa më shumë para nga fondet e rindërtimit.

Kjo është arsyeja se përse vonohet procesi i rindërtimit sepse i shtyjnë tenderat pa fund derisa të arrijnë që të marrin maksimumin e vjedhjes me kostot më të larta që nuk i ka parë as BE.

Ky është i njëjti model i rilindjes, është modeli me të cilën ata bëjnë edhe rrugët.

Po të shikosh rrugët, parashikimet se sa janë fondet për të ndërtuar km katror është e njëjta skemë. 3 apo 4-fish më të mëdha se sa ato të BE-së.

Por ndërkohë që Veliaj dhe Rama mendojnë të vjedhin, qeveria dhe bashkia mendojnë si të përfitojnë nga fonder e rindërtimit, në Tiranë janë 13 mijë fëmijë të cilët duan të dinë se ku do të shkojnë, nuk kanë kushtet e tyre maksimale të sigurisë, ndërkohë që përballen me Covid-19.

Ne e dimë që klasat në Tiranë edhe para se të ndodhte tërmeti ishin të mbipopulluara, që kishte mungesë të ujit nëpër tualete, nuk kishte kushte maksimale për të garantuar siguri për shëndetin dhe për mirëqënien e fëmijëve tanë.

Tani imagjinoni në kushtet kur shumë nga shkollat janë shëmbur dhe numri i nxënësve është rritur që duhet të frekuentojnë të njëjtat shkolla në Tiranë.

Mbipopullimi është një problem i madh që nuk kam lidhje me atë që thotë Ministria e Shëndetësisë dhe protokolli i Covid 19, distancën sociale, si do të ruhet distanca në klasat e mbipopulluara të Tiranës?

Erjon Veliaj dhe Besa Shahini prej tre javësh para se të nisë viti i ri shkollor nuk kanë marrë asnjë masë për shkollat e Tiranës, nuk kanë marrë asnjë masë për shëndetin e fëmijëve të Tiranës, përkundrazi bëjnë çështë e mundur që të vjedhin sa më shumë nga fondet e Rindërtimit të shkollave të fëmijëve të Tiranës.

E gjithë vëmendja është përqëndruar se si të vidhet sa më shumë nga fondet e rindërtimit dhe jo standardet që duhet të plotësojnë dhe mekanizmat që duhet të ndërtojnë për të siguruar fëmijët tanë një shkollim cilësor dhe që nuk e cënon shëndetin e tyre nga Covid-19.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Sot varroset aktori i njohur Enver Petrovci
Lajme

Sot varroset aktori i njohur Enver Petrovci

September 23, 2025
8
Memli Krasniqi: Arta Vokshi Nallbani ka vizion për një Pejë ma të mirë
Lajme

Memli Krasniqi: Arta Vokshi Nallbani ka vizion për një Pejë ma të mirë

September 23, 2025
7
Macron: Evropa përballet me kërcënimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore
Lajme

Franca njeh Palestinën si shtet

September 23, 2025
6
Radoiçiq dhe grupi i Banjskës u stërvitën nga ushtria serbe – Vuçiq i përfshirë
Lajme

Radoiçiq dhe grupi i Banjskës u stërvitën nga ushtria serbe – Vuçiq i përfshirë

September 23, 2025
6
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Abuzoi seksualisht me një të mitur, 25 vjet burg për 67-vjeçarin në Fier

September 22, 2025
4
Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit
Lajme

Vrasja e Liridona Ademajt, do të dëshmojnë mjeku që bëri autopsinë dhe babai i Naim Murselit

September 22, 2025
26
Next Post
Kalon uragani Laura, fotot tregojnë dëmet katastrofike që la pas

Kalon uragani Laura, fotot tregojnë dëmet katastrofike që la pas

Më të fundit

  • Sot varroset aktori i njohur Enver Petrovci
  • Memli Krasniqi: Arta Vokshi Nallbani ka vizion për një Pejë ma të mirë
  • Franca njeh Palestinën si shtet
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi