Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj i ka ftuar shqiptarët e Mal të Zi që të mbështesin fuqishëm partitë shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.
“Iu uroj suksese partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi. Ftoj të gjithë bashkëkombasit tanë në Mal të Zi, që këtë të dielë, të mbështesin masivisht me votë partitë shqiptare në këtë shtet dhe në këtë formë t’i kontribuojnë jo vetëm faktorizimit të shqiptarëve në këtë vend, por edhe të ruajtjes së orientimit euroatlantik të këtij vendi”, thuhet në shkrimin e Limajt të publikuar në faqen e Nismës në FacebookKy portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
telegramisott@gmail.com