Gjermania po sjell planin kombëtar “Wellness” që përfshihen edhe kafshët shtëpiake në të.
Sipas disa raportimeve, qeveria gjermane po sjell legjislacionin e ri që kërkon nga të gjithë pronarët e qenve në vend, të shëtisin qenët e tyre jo vetëm një herë në ditë, por dy.
Tashmë është e ditur se të gjithë qentë kanë nevojë për stërvitje. Kjo edhe është arsyeja pse mbajtja e një qeni kërkon që pronarët e tyre të sigurohen që ata kanë mjaftueshëm kohë për t’i nxjerrë për shëtitje dhe stërvitje.
Nëse dikush nuk dëshiron të jetë fizikisht aktiv me kafshën e tij, atëherë duhet të marrë në konsideratë marrjen e një peshku të artë.
Julia Klockner, e cila është përgjegjëse për nxjerrjen e këtij legjislacioni tha se qentë nuk janë lodra përkëdhelëse dhe ato gjithashtu kanë nevojat e tyre, të cilat duhet të merren parasysh.
Këto rregulla të reja janë planifikuar të vihen në fuqi gjatë vitit të ardhshëm.