Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për ish-luftëtarin Skënder Zhitia.
“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Skender Zhitia, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Skenderi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardhë”, ka shkruar Gucati .