• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Diplomati i lartë amerikan viziton Moskën pas helmimit të Navalny-it dhe situatës në Bjellorusi

27/08/2020 - 09:23:58
Diplomati i lartë amerikan viziton Moskën pas helmimit të Navalny-it dhe situatës në Bjellorusi

Diplomati i dytë më i lartë amerikan përmbylli sot në Moskë bisedime me zyrtarët më të lartë rusë, në përfundim të një vizite dyditore që synonte përafrimin e qëndrimeve për krizën politike në zhvillim në Bjellorusi, si dhe për sëmundjen e papritur të një opozitari kryesor rus nga ajo që duket se ishte një substancë helmuese.

Vizita e Zëvendës Sekretarit të Shtetit Stephen Biegun në kryeqytetin e Rusisë përfaqëson një përpjekje të shtuar të Shteteve të Bashkuara për të gjetur një zgjidhje paqësore në Bjellorusi, ku mijëra demonstrues vazhdojnë të protestojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat diktatori bjellorus Alexander Lukashenko pretendon se i ka fituar me diferencë të madhe.

Lexo më shumë

Izraeli e sulmon Katarin reagon BE: Telavivi i shkeli ligjet ndërkombëtar

Izraeli e sulmon Katarin reagon BE: Telavivi i shkeli ligjet ndërkombëtar

September 10, 2025
21
Për Gjermaninë, ideja për ndryshim kufijsh “është çështje e mbyllur”

Tronditet Gjermania, 16 politikan vdesin para zgjedhjeve lokale

September 6, 2025
16

Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur pikëpyetjet e ngritura nga protestuesit për ndershmërinë e procesit të numërimit të votave dhe kanë kritikuar shfaqjen e rasteve të shumta të rrahjeve dhe torturave ndaj demonstruesve të ndaluar.

Mijëra demonstrues opozitarë në Bjellorusi

Megjithatë, përpara zhvillimit të bisedimeve me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov, Biegun sinjalizoi se Uashingtoni nuk mirëpret përpjekjet e Lukashenko për ta portretizuar ngërçin zgjedhor si një përplasje mes Lindjes dhe Perëndimit, gjë që mund të sillte përfshirjen e Rusisë.

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit, Stephen Biegun, duke folur gjatë ndalesës në Vilnius, Lituani (24 gusht 2020)

I bëjmë thirrje qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryetarit të OSBE-së për të ndërmjetësuar dialogun dhe për të angazhuar të gjitha palët“, tha Biegun gjatë një ndalese më herët këtë javë në Vilnius të Lituanisë. “Shtetet e Bashkuara nuk munden dhe nuk do të vendosin kursin e ngjarjeve në Bjellorusi. Kjo është e drejta e popullit bjellorus“.

Përpara takimeve me Biegun, Ministri i Jashtëm rus Lavrov këmbënguli se Rusia synon të nxisë një “dialog të gjerë kombëtar” në Bjellorusi, por duket se mban anën e qeverisë në Minsk rreth kërkesave të protestuesve për zgjedhje të ndershme.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Lavrov ka thënë se thjesht nuk ekziston mënyra për të mësuar nëse Lukashenko fitoi apo jo, për shkak të mungesës së vëzhguesve ndërkombëtarë. Ministri i jashtëm ka kritikuar gjithashtu opozitën se kërkon “gjakderdhje” dhe se ka “mbështetjen e perëndimit”.

Alexander Lukashenko

Lukashenko i ka bërë haptazi thirrje Kremlinit të ndihmojë në shpëtimin e regjimit të tij 26-vjeçar mes një vale protestash – duke këmbëngulur se vendet aleate të NATO-s përgjatë kufirit të Bjellorusisë po bashkëpunonin me opozitën për të rrëzuar qeverinë e tij.

Në përgjigje, Kremlini ka ofruar një premtim të vakët për t’i ardhur në ndihmë, bazuar në një traktat të mbrojtjes së ndërsjellë “nëse është e nevojshme”.

Ndërsa bisedimet ishin duke u zhvilluar, Ministri i Jashtëm rus Lavrov lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian kundër vendosjes së sanksioneve ose presionit politik ndaj vendit fqinj dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik.

“Rusia paralajmëron Shtetet e Bashkuara dhe BE-në ndaj çdo forme të ndërhyrjes në punët e brendshme të Bjellorusisë, përfshirë thirrjet e dëgjuara aktualisht në disa kryeqytete për manifestime antiqeveritare“, tha ai.

Nga ana tjetër, Biegun “dënoi ushtrimin e dhunës kundër popullit bjellorus dhe shprehu mbështetje për sovranitetin e Bjellorusisë dhe të drejtën e popullit për vetëvendosje“, tha një zëdhënëse e ambasadës në një mesazh në Twitter.

Para se të mbërrinte në Moskë, Biegun u takua me udhëheqësen e opozitës bjelloruse dhe kundërshtaren kryesore të Lukashenko në zgjedhje, zonjën Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila u largua për në Lituani mes kërcënimeve që pretendon se janë bërë ndaj familjes së saj nga forcat e sigurisë së Lukashenko

Zonja Tsikhanouskaya takohet me zotin Biegun në Lituani

Zonja Tsikhanouskaya ka këmbëngulur se ajo ishte fituesja e vërtetë e një procesi zgjedhor që ka pak lidhje me zgjedhjen midis Rusisë apo Perëndimit.

“Është një revolucion demokratik“, tha zonja Tsikhanouskaya në komentet e fundit. “Është përpjekja e kombit që të vendosë vetë“.

Një helmim misterioz

Biegun shprehu gjithashtu shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për shëndetin e Alexey Navalny-it, politikanit kryesor të opozitës ruse, i cili u sëmur papritur javën e kaluar në bordin e një avioni që udhëtonte nga Siberia drejt Moskës

Ambulanca që mendohet se transportoi Alexei Navalny-it në hyrje të spitalit në Berlin, Gjermani (22 gusht 2020)

Navalny është evakuar tashmë nga qyteti rus Omsk drejt Berlinit, ku mjekët gjermanë thonë se ekzaminimet fillestare sugjerojnë se ai ishte helmuar me një lloj frenuesi të kolinesterazës.

“Nëse të dhënat vërtetohen, Shtetet e Bashkuara mbështesin thirrjen e BE-së për një hetim gjithëpërfshirës dhe janë të gatshëm të ndihmojnë në atë përpjekje“, tha Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo në një deklaratë të publikuar të martën.

“Familja e Navalny dhe populli rus meritojnë të shohin kryerjen e një hetimi të plotë dhe transparent, dhe që personat e përfshirë të mbajnë përgjegjësi“, thuhet më tej në deklaratën e Sekretarit Pompeo.

Kremlini tha të martën se nuk kishte nevojë të hetonte rrethanat e sëmundjes së Navalny – duke thënë se konkluzionet e laboratorit gjerman që sugjeronin për një helmim ishin të parakohshme.

Alexander Murakhovsky, kryemjeku në Spitalin në Omsk, Rusi

Specialistët rusë në Omsk që u ngarkuan me kujdesin fillestar mjekësor për Navalny, këmbëngulin se ata nuk gjetën evidencë helmimi gjatë testeve.

Ministria e Jashtme e Rusisë lëshoi gjithashtu një deklaratë që shprehte zemërim të drejtpërdrejtë ndaj Biegun që ngriti çështjen e Navalny gjatë kohës që ishte në Moskë.

“I shohim thellësisht fyese akuzat nëpër kryeqytetet perëndimore se kishte një përpjekje për të ‘fshehur të vërtetën’ nga mjekët në Omsk, të cilët i siguruan Navalny një kujdes të menjëhershëm dhe shumë profesional“, lexohet në deklaratë.

“Për më tepër, shpejtësia e dyshimtë me të cilën Uashingtoni dhe Brukseli kanë pranuar versionin e një helmimi të Navalny-it, u soll në vëmendjen e bashkëbiseduesit tonë amerikan“, vazhdon deklarata. “Është e pashmangshme pyetja – kush përfiton nga kjo? Udhëheqja ruse sigurisht që jo”.

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Duma, Vyacheslav Volodin, ka bërë thirrje për një hetim që do të përqëndrohej tek aspekti nëse fuqitë e huaja armike kanë kryer sulmin ndaj Navalny për të njollosur imazhin e Rusisë.

Rusia moderne ka një historik helmimesh dhe sulmesh ndaj personave që perceptohen si kritikë të qeverisë.

Megjithë dallimet e mëdha në qëndrime për sëmundjen e Navalny, vizita e Biegun gjithashtu përfshiu bisedime mbi kontrollin e armëve dhe bashkëpunimin me Moskën për të përmbajtur ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut.

Të mërkurën, Biegun u takua gjithashtu me përfaqësues nga shoqëria civile për të shprehur mbështetjen e vazhdueshme amerikane për të drejtat e njeriut dhe zërat e pavarur në Rusi, sipas zëdhënëses së ambasadës amerikane.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Izraeli e sulmon Katarin reagon BE: Telavivi i shkeli ligjet ndërkombëtar
Bota

Izraeli e sulmon Katarin reagon BE: Telavivi i shkeli ligjet ndërkombëtar

September 10, 2025
21
Për Gjermaninë, ideja për ndryshim kufijsh “është çështje e mbyllur”
Bota

Tronditet Gjermania, 16 politikan vdesin para zgjedhjeve lokale

September 6, 2025
16
Kancelari gjerman e quajti Putinit “kriminel lufte”, reagon Moska
Bota

Kancelari gjerman e quajti Putinit “kriminel lufte”, reagon Moska

September 4, 2025
28
Kërcënon Putin: Do t’i arrijmë objektivat me luftë nëse Ukraina nuk bie dakord marrëveshje paqeje
Bota

Kërcënon Putin: Do t’i arrijmë objektivat me luftë nëse Ukraina nuk bie dakord marrëveshje paqeje

September 4, 2025
20
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Tragjike: Gruaja lind në shtëpi, vdes bashkë me foshnjën

September 4, 2025
93
Trump: Ja pse jam shumë i zhgënjyer nga Putini
Bota

Trump: Ja pse jam shumë i zhgënjyer nga Putini

September 3, 2025
7
Next Post
Policia në Deçan has në një “Lazarat” të vogël

Policia në Deçan has në një “Lazarat” të vogël

Më të fundit

  • Sokol Haliti: Kosova ka vetëm një rrugë – pranë Amerikës me aleancë të palëkundur
  • “Shqipëria nuk ndalet”: Presidenca Daneze e BE-së e fton të martën ti hapin 4 kapituj negociatash
  • I arrestuari për krime lufte dyshohet për vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi