Është raportuar se dje rreth orës 11:00 në shtëpinë e saj në fshatin Hogosht të komunës së Kamenicës një femër është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Indeksonline.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.