Jo vetëm nga Telekomi i Serbisë. Blerjes së IPKO-së raportohet se ja kanë mësyr edhe kompanitë që në mënyrë direkte apo indirekte janë të lidhura më Rusinë..
Sipas mediumit publik të Kosovës RTK, së fundmi, në këtë listë është future edhe një investitor i shumëpërfolur bullgar, me lidhje të shumëfishta ruse dhe me dyshime për përfshirje në afera kriminale.
Siç bëjnë të ditur burime të lidhura me zhvillimet, Albania Telecom Invest AD, në fillim të vitit të kaluar ishte bërë kompania që bleu Telekomin e Shqipërisë.
Kjo kompani rezultoi e suksesshme që ta marr kontrollin e telekomit të Shqipërisë, por vetëm atë herë kur blerja i kishte dështuar Telekomit të Serbisë.
Pra në vitin 2018, me vendimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me arsyetimin se “bizneset serbe janë të mirëseardhura, por se në këtë sektor strategjik, kjo nuk është një preferencë”.
Duket se bashkëpronarët e saj, bullgari Spas Roussev dhe shtetasi shqiptaro-bullgar, Elvin Guri, tash duan ta shtrijnë ndikimin e tyre në tregun strategjik të telekomunikacionit edhe në Kosovë.
Mediet në Shqipëri kanë raportuar në janar të vitit të kaluar se Roussev zotëron 51%, kurse Guri 49% të aksioneve të kompanisë e cila u krijua më 21 nëntor 2018.
Nga Telekomi i Serbisë kanë konfirmuar për media se kanë bërë ofertë joobliguese për blerjen e operatorit kosovar, në kuadër të planeve të tyre të zgjerimit në rajon, por nuk kanë dhënë më tepër detaje.
Ndërkohë, edhe në Kosovë, përfaqësues institucionesh dhe politikanë të shumtë kanë shprehur kundërshtitë dhe pamundësinë që IPKO-ja t’i shitet një ndërmarrjeje që kontrollohet me 58.11 % të aksioneve nga shteti serb, siç është rasti me Telekomin e Serbisë.