Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, i ka reaguar ashpër Ministrit te Infrastrukturës, nga radhët e LDK-së Arban Abrashit. Berisha, i kontaktuar nga Telegramisot.com ka deklaruar se Ministri Arban Abrashi, me vendimin që ka marrë për të shfuqizuar vendimin për krijimin e Njësisë së Implementimit të Projektit (NJZP) për disa projekte jetike në vend, siç duket po i gjuhet vetë milionave te BERZH-it.
“Si përfaqësues i popullit dhe anëtar i Kuvendit të Kosovës.Unë jam thellësisht i shqetësuar për veprimin e Ministrit Abrashi, për shfuqizimin e një vendimi që pushoi 20 njerëz nga puna dhe emëroi të tjerët në vendin e tyre sipas dëshirës se tij. Dhe kjo po ndodh me qëllimin e vetëm se ministri në fjalë po synon ti “fus vet në gjep” disa nga 240 milionët e BERZH-it, para të cilat ishin të destinuara për rregullimin e projekteve rrugore: Kiev – Zahaq, Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, zgjerimi i daljeve të qyteteve Ferizaj, Prizren dhe Gjilan si dhe zhvillimin e projektit të autostradës, Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren”, ka deklaruar Berisha për Telegraminsot.com
Bile deputeti i AAK-së, nuk po ndalet me kaq ai po e akuzon z. Abrashin edhe per dicka tjeter.
“ Ky vendim nuk është gjë tjetër veç se kapja e shtetit dhe degradimi i njerëzve që janë emëruar duke i lënë ata në rrugë pa asnjë përgjegjësi nga ana e atyre qe i larguan. Unë i bëj thirrje ministrit në fjalë që veprime të tilla nuk e nderojnë as atë e as shtetin e Kosovës dhe kjo formë e kapjes se shtetit duhet të ndalet një herë e përgjithmonë” deklaroi Berisha, për Telegramisot.com
Ky është vendimi i ministrit Abrashi