Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Shën Nënë Tereza në përvjetorin e 110 të lindjes.
I pari i Qeverisë, në postimi e tij në Facebook, ka cituar edhe një nga thëniet e Bojaxhiut, “të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
“Sot, 110 vite më parë, më 26 gusht 1910, në Shkup u lind Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – SHËN Tereza, e cila tërë jetën ia dedikoi bamirësisë ndaj njerëzve në nevojë. Përkushtimi, ndihma dhe dashuria e saj ndaj njerëzve, e bëri atë që të jetë jo vetëm Nëna e Jonë, por Nëna e gjithë Botës. Vepra dhe jeta e saj më pas edhe u shenjtërua nga Vatikani, prandaj ndihemi jashtëzakonisht krenarë me veprën e saj”, ka shkruar tutje ai.