Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Shën Nënë Tereza në përvjetorin e 110 të lindjes.
Thaçi në postimin e tij ka shkruar se populli ynë i dha botës nënën më të dashur për gjithë njerëzimin.
“Populli ynë i dha botës nënën më të dashur për gjithë njerëzimin. I dha Shën Terezën, e cila më 26 gusht 1910, para 110 vjetësh, erdhi në këtë botë për t’u bërë simbol i mirësisë së saj. Me shpirtin e saj solidar, me rrugën fisnike dhe kujdesin që tregoi për njerëzit në nevojë, ajo u bë mishërim i vlerave më të mira njerëzore”
“Shën Tereza është kudo e lartësuar dhe shumë institucione, sheshe e rrugë në botë mbajnë emrin e saj. Me shenjtërimin e Nënës Terezë është shenjtëruar edhe prejardhja shqiptare dhe për bamirësinë e saj do të jetë përjetësisht e admiruar”.
“Si popull i vogël jemi shumë krenarë që i kemi dhënë botës një shenjtore kaq të madhe, siç është Shën Tereza”.