nformacioni se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër do ta vizitojë Kosovën po del të jetë i pasaktë.
Kjo i është konfirmuar portalit serb B92.
Në disa media ajte u raportua se kreu i shtetit serb do ta nisë vizitën e tij të enjten në vendin tonë në Liqenin e Ujmanit.
Siç thuhet në atë lajm, Vuçiq kishte deklaruar “se ditët e kaluara kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe se presionet kanë rënë në 72 orët e fundit”.
Megjithatë, siç konfirmohet për B92.net, ky informacion nuk është i saktë.
Raportohet se bëhet fjalë për një lajm të shtatorit të 2018-ës, ndërsa informacioni i sotëm është botuar së pari në portalin Nova.rs, dhe më pas në Sputnikun rus dhe media të tjera.