Lajmi për largimin e Lionel Messit nga Barcelona nuk është pritur fare mirë nga tifozët e kësaj skuadre, të cilët janë grumbulluar pranë selisë së klubit duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të klubit.
E gjitha kjo revoltë vjen edhe pas dështimit të kataluasve këtë vit në Ligën e Kampionëve si dhe La Ligan spanjolle.