Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se për shkak të një defekti në gypin kryesorë që ka ndodhur në fshatin Gexhë, është ndërprerë furnizimi me ujë.
Zonat që do mbesin pa ujë përfshijnë zonën e fshatrave të Anadrinit, një pjesë e fshatit Xërxë, Gexhë, Radostë, Ratkovc, Vrajak, Bratotin dhe Dejnë.
KRU “Gjakova bën me dije se ekipet e saja janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrur të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejnë furnizimin me ujë.