• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Esch: Në Washington për ekonomi – marrëveshja gjithëpërfshirëse përgjegjësi e Brukselit

26/08/2020 - 09:05:04
Esch: Në Washington për ekonomi – marrëveshja gjithëpërfshirëse përgjegjësi e Brukselit

Në dialogun Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian po synon që të kalohet nga çështjet më shumë teknike te pyetjet e mëdha politike në mënyrë që gradualisht të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Kështu thotë Valeska Esch, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e Institutit gjerman Aspen, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
18
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8

Sipas saj, Bashkimi Evropian dhe i dërguari i posaçëm Mirosllav Lajçak janë përgjegjës për lehtësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të arrihet deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme dhe për këtë, ajo thotë, se mbështetje kanë dhënë edhe Shtetet e Bashkuara.

Radio Evropa e Lirë: Po e filloj këtë intervistë me procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Si e vlerësoni këtë proces dhe a mendoni se zhvillimet me pandeminë e COVID-19 do të ndikojnë në këtë proces?

Valeska Esch: Në rend të parë është e rëndësishme të dihet se përkundër përparimit të paktë dhe hezitimit nga ana e Bashkimit Evropian, megjithatë BE-ja në vazhdimësi e ka përsëritur perspektivën e anëtarësimit të të gjitha vendeve të rajonit. Mendoj se kjo është reflektuar edhe në përgjigjen ndaj COVID-19 të Bashkimit Evropian.

Në fillim kishte një përgjigjje më të ngadaltë nga ana e BE-së sepse vendet po merreshin me pandeminë brenda territorit të tyre, por mendoj se BE-ja ka treguar në mënyrë të qartë se do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur vendet e rajonit. Mendoj se pavarësisht disa vonesave, ky është një proces ende i gjallë dhe po ec përpara. BE-ja vazhdon të jetë një partnere e rëndësishme ekonomike. Pra, mendoj se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përqendrohen në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ato veçse janë afër integrimit, në veçanti në aspektin ekonomik, pasi BE-ja mbetet partnerja më e rëndësishme investuese në rajon. Këto vende, duhet të fokusojnë energjitë në procesin e anëtarësimit dhe të vendosin në prioritet reformat e nevojshme që mundësojnë këtë anëtarësim. Këto përfshijnë demokracinë dhe qeverisjen, sundimin e ligjit, reformat ekonomike dhe luftimin e korrupsionit.

Kur flasim për ndryshimet që ka sjell pandemia, ne e kemi parë në pranverë që BE-ja do të përqendrojë shumë energji dhe kapital politik në ringjalljen e ekonomisë së bllokut. Pandemia ende nuk ka përfunduar, kështu që vendet anëtare ende po luftojnë me të, kemi rritje të numrit të të infektuarve në gjithë Evropën. Pra, natyrisht kjo mund ta zbehë vëmendjen politike nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, unë mendoj se BE-ja e ka në mendje Ballkanin Perëndimor gjatë adresimit të problemeve, përfshirë edhe rimëkëmbjen.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
Share2TweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
18
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
23
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
12
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
10
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
8
Next Post
Pas plagosjes me armë zjarri, vdes 82 vjeçari në Malishevë

Pas plagosjes me armë zjarri, vdes 82 vjeçari në Malishevë

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi