Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i ka dhuruar Kosovës 50 respiratorë të ri dhe nga më bashkëkohorët për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.
Siç bën të ditur ambasada amerikane respiratorët e markës “Vyaire,” të prodhuar në Amerikë, pasqyrojnë teknologjinë më të fundit për të cilën ka kërkesë të madhe.
Poashtu potencohet se ata janë kompaktë dhe do t’i mundësojnë Kosovës fleksibilitet më të lartë në trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi. Kjo pajisje vitale mund të dëshmohet si shpëtimtare për pacientët mushkëritë e të cilëve nuk funksionojnë si duhet përkundër marrjes se oksigjenit.
“Në përgjigje të nevojës së Kosovës për më shumë pajisje mjekësore, Shtetet e Bashkuara po i dhurojnë 50 respiratorë tërësishtt të ri dhe nga më bashkëkohorët. Kjo shprehje e partneritetit tonë SHBA-Kosovë është gjithashtu edhe një shembull i shkëlqyeshëm i bashkëdyzimit të zemërgjërësisë amerikane dhe inovacionit të industrisë private amerikane. Shpresojmë që këto aparate mjekësore t’u mundësojnë ofruesve të shërbimeve shëndetësore anembanë Kosovës të shpëtojnë më shumë jetëra,” tha ambasadori amerikan Philip Kosnett, pas dorëzimit të këtyre respiratorëve