Gjiganti global i ushqimit të shpejtë KFC e ka ndryshuar slloganin e famshëm të tij për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin.
“Është aq e shijshme sa i lëpin gishtat” tashmë është ndryshuar në “Është e shijshme”.
“Ne e kemi gjetur veten në një situatë shumë të sikletshme dhe unike – ta kesh një sllogan ikonik që nuk përshtatet fare me situatën aktuale”, kanë thënë nga kompania.
Me këtë sllogan të ri tashmë janë shtypur edhe të gjitha paketimet e reja.
KFC ka thënë se sllogani i mëhershëm do të kthehet kur të jetë koha e duhur. KFC kishte mbyllur pikat e saj përkohësisht në muajin mars, kur edhe shëprtheu pandemia, por tashmë janë rihapur.