Golashënuesi më i mirë i Kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, nuk do të jetë i ftuar te Kosova si shkak i lëndimit, për dy ndeshjet e shtatorit që Dardanët do t’i kenë ndaj Moldavisë (3 shtator) dhe Greqisë (6 shtator) në kuadër të Ligës së Kombeve.
Këtë e ka konfirmuar edhe ndihmës-trajneri i Kosovës Muharrem Sahiti.
“Vedat Muriqi nuk do të jetë i ftuar si shkak i lëndimit të pësuar në stërvitje te skuadra e tij Fenerbahçe, për këtë kemi pranuar edhe egzaminimet mjekësore të tij”.
“I lënduar do të jetë edhe Edon Zhegova por që ky do të jetë në Prishtinë për të parë situatën e tij me rikuperim”, tha ai