Bayern Munich zyrtarisht është klubi më i mirë në Evropë.
Gjermanët triumfuan të dielën mbrëma në finale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur 1-0 Paris Saint Germainin.
Përveç titullit, Bayerni ka rrëmbyer edhe vendin e parë në ranglistën e klubeve më të mira në Evropë, të bazuara në pikët e fituata nga ana e klubeve në pesë sezonet e fundit.
Qe nga sezoni 2015/16, Real Madridi ishte gjithmonë krye si klubi më i mirë në Evropë, madje e fitoi tre herë me radhë këtë trofe – 2016, 2017 dhe 2018.
Bayerni e rrëzoi Realin dhe tani ka 136.00 pikë, derisa Madridi ka mbetur i dyti me 134.00 pikë.
Kampioni i vitit të kaluar, Liverpooli, është vetëm i 10-ti në listën e klubeve më të mira në Evropë
Renditja e re e UEFA-s: