• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

22 vjet nga rënia heroike e Ismet Jasharit

25/08/2020 - 06:51:43
22 vjet nga rënia heroike e Ismet Jasharit

Sot mbushen 22 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova.

Ai u lind në Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës.

Lexo më shumë

Alarmi i EULEX-it: Situata në veri të Kosovës mund të përkeqësohet lehtë

Ja sa është rroga e policit në Slloveni e sa në Kosovë, si nata me ditë dallimi

May 28, 2025
99
10 vjet nga nisja e dialogut teknik Kosovë-Serbi

Gjermanija me ultimatum për Kosovën e Serbinë

May 28, 2025
1

Ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, militanti i përkushtuar i luftës çlirimtare Ismet Jashari bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë.

Më 11 mars të atij viti, ai bashkë me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Mirush Dakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin e të tjerë, futet në zonat ku po vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe arrin në Likoc të Drenicës, ku asokohe ndodhej baza më e rëndësishme e UÇK-së.

Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari caktohet me detyrë ushtarake në zonën e Llapushës, me qëllim të zgjerimit dhe konsolidimit të radhëve të ushtrisë çlirimtare.

Më 23 gusht 1998, pasi ushtria armike kishte ndërmarrë të gjithat masat për të depërtuar në drejtim të Kleçkës, ku ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari organizon rezistencën në pikën e tij të pamposhtur, në Bajrak të Luzhnicës.

Më 24 gusht në mbrëmje, luftëtarët e lirisë kishin depërtuar thellë në pozicionet armike, duke u shkaktuar dëme në njerëz dhe në teknikë lufte, luftëtarët militantë, Gani Kastrati dhe Afrim Buçaj, nuk kishin arritur të tërhiqeshin.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit, Ismet Jashari kishte kundërsulmuar befasishëm, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë. Pas disa orë luftimesh në një distancë të afërt, në altarin e atdheut, në Luzhnicë, bie trimi, ndër më të dalluarit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – komandant Kumanova. Në altarin e atdheut kishin rënë edhe Nuhi Mazreku dhe Habib Zogaj.

Sot trupi i dëshmorit Ismet Jashari prehet në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë, ku pushojnë edhe trupat e 66 dëshmorëve të tjerë, të Brigadës 121 Ismet Jashari-Kumanova.

Share14TweetSendShareSend

Related Posts

Alarmi i EULEX-it: Situata në veri të Kosovës mund të përkeqësohet lehtë
Lajme

Ja sa është rroga e policit në Slloveni e sa në Kosovë, si nata me ditë dallimi

May 28, 2025
99
10 vjet nga nisja e dialogut teknik Kosovë-Serbi
Lajme

Gjermanija me ultimatum për Kosovën e Serbinë

May 28, 2025
1
Gastronomia dhe qendrat tregtare hapen të hënën, masat e tjera rishikohen
Lajme

Të enjten bllokohet Prishtina në të 4 – rë anët

May 28, 2025
34
Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Bota

Ekskluzive : Putin e tregon planin për të ndalur luftën në Ukrainë

May 28, 2025
46
Ukraina e fillon sulmin e madh me dronë drejt Moskës
Bota

Ukraina e fillon sulmin e madh me dronë drejt Moskës

May 28, 2025
12
Bekë Berisha: Cep më cep, deri në pecin e fundit
Lajme

Bekë Berisha: Cep më cep, deri në pecin e fundit

May 28, 2025
13
Next Post
Thyhet një bankomat i BKT-së në Veternik (FOTO)

Thyhet një bankomat i BKT-së në Veternik (FOTO)

Më të fundit

  • Ja sa është rroga e policit në Slloveni e sa në Kosovë, si nata me ditë dallimi
  • Gjermanija me ultimatum për Kosovën e Serbinë
  • Të enjten bllokohet Prishtina në të 4 – rë anët
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi