Një aksident i rëndë ka ndodhut sot në Kukës. Në aksin rrugor Bicaj -Kukës në afërsi të Lagjes Gostil të Kukësit një makinë ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeç me iniciale E.M, i cili është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Pas aksidentit autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por duket me një arsye shumë të fortë që pritet të mësohet.
Policia njoftoi se “më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës. Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Fëmija i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po transportohet për mjekim më të specializuar në spitalin Traumës Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”