Ëndrra e Paris SG është shuar. Të mposhtur nga Bayern Munich (1-0), klubi parisien humbi mundësinë për të fituar Ligën e Parë të Kampionëve në historinë e saj. Neymar, padyshim i zhgënjyer, reagoi në twiter pas kësaj disfate
“Humbja është pjesë e sportit, kemi provuar gjithçka, kemi luftuar deri në fund. Faleminderit për përkrahjen dhe dashamirësinë e secilit prej jush dhe urime Bayernit, ” tha braziliani.