Në fshatin Pranoc të Malishevës, ka filluar asfaltimi i 250 metrave rrugë në këtë dhe gradualisht po shkon drejt përfundimit.
“Gradualisht edhe në këtë fshat, sikur edhe në fshatrat tjerë, asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve po shkon drejt përfundimit dhe brenda pak muajve, i tërë procesi i rregullimit të rrugëve nëpër lagje, në të gjitha fshatrat do të përfundoj”, thuhet sipas Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina.
Asfaltimi i këtij segmenti rrugor në lagjet e fshatrave, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe janë pjesë e planifikimeve në investimet kapitale.