Ka filluar takimi i thirrur nga Qeveria e Kosovës me kryetarët e komunave.
Në takim janë të pranishëm Kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe pothuajse të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës.
Në këtë mbledhje do të diskutohet lidhur me shpërndarjen e 10 milionë eurove në komuna, fillimin e procesit mësimor dhe situatën epidemiologjike me koronavirus