Të dielën rreth orës 16:10 janë arrestuar tre persona në Vushtrri pasi që të njëjtit gjatë një ahengu familjar kane shtënë me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, njëra CZ dhe tjetra Ekol Special, 40 fishekë të armës AK/47 dhe disa gëzhoja.
“Po ashtu njëri nga të dyshuarit ka kanosur një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.