Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e përmbytjeve në rajonin verior të Detit të Zi në Turqi, ndërsa mbi 11 persona raportohen të zhdukur”, ka deklaruar ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.
Pamjet nga provinca veriore e Giresunit tregojnë përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura që vërshojnë midis ndërtesave të shumta, nga ku u gjeten edhe viktimat.
Në një pronocim për mediat turke, ministri është shprehur se operacionet e kërkim-shpëtimit po punojnë intensivisht për gjetjet e të zhdukurve.
“Një prej viktimave ishte ushtar. Rrugët për në 118 fshatra janë mbyllur. Pesë oficerë të xhandarmërisë dhe një operator ekskavatori u zhdukën pasi një digë e vogël 5 metra e lartë u rrëzua për shkak të përmbytjeve në rajon.”, është shprehur Soylu.
Deri tani sipas raportimit të ministrit janë shpëtuar 133 njerëz.