Italia regjistroi 1,071 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke kaluar pragun simbolik prej një mijë raste për herë të parë që prej 12 majit, sipas një bilanci zyrtar të publikuar dje.
Në raportin e përjavshëm, Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS), organizëm shëndetësor publik që varet nga qeveria njoftoi për një tendencë të një përkeqësimi progresiv të situatës epidemiologjike, duke e vënë theksin tek përhapja e virusit në të gjithë territorin kombëtar.
Rajonet që kanë regjistruar më shumë raste janë Latiumi (rajon i Romës, +215), Lombardia (rajon i Milanos, + 185) dhe rajoni i Venecias (verilindje, +160).