Organizatorët e tubimeve ilegale të më shumë se 30 personave në Britani, do të mund të gjobiten deri në 10 mijë funte,kurse ata të cilët marrin pjesë në ato tubime do të gjobiten me 100 funte.
Nëse dikush i thyen këto rregulla do të mund të gjobitet me 3,200 funte, kjo vlen edhe për dyqanet, maketet dhe transportin publik.
Në qytetin e Birmingham policia raportoi se u organizuan 70 tubime të mëdha, ahengje në mënyrë ilegale.
Kurse të shtunën mbrëma ne Hunddersfild, rreth 300 persona kanë marrë pjesë në ngjarjet që ishin të organizuara ilegalisht, edhe në Londër janë bërë organizime të tilla sipas Policisë Metropolitane të Londrës që nga fundi i qershorit atje janë bërë 1mijë tubime ilegale, shkruan BBC.