Aktorja e njohur, Sofia Vergara, është duke qëndruar pranë Ellen DeGeneres, pasi është akuzuar se e ka ngacmuar aktoren përderisa ishte si mysafire në emisionin e saj.
Ky reagim i Vergaras erdhi pasi shumë adhurues të saj në rrjetin social Twitter thanë se ajo ishte bërë një viktimë nga Ellen në një video të vitit 2015, ku aktorja latine ishte si mysafire dhe bashkë me Ellen kishin realizuar një video komerciale.
Ellen gjatë asaj interviste sipas adhuruesve të saj e kishte përqeshur Sofian për theksin e saj latin.
“Dy komediane janë duke u kënaqur me njëra-tjetrën”.
“Unë kurrë nuk isha viktimë djema, unë isha gjithomnë në shaka”, ka shkruar Vergara në Twitter