• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kërkohet unitet politik e bashkëpunim institucional para takimit në Washington

23/08/2020 - 09:27:57
Kërkohet unitet politik e bashkëpunim institucional para takimit në Washington

Kur kanë mbetur pak më shumë se një javë deri te takimi që pritet të zhvillohet në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë, i pari i udhëhequr drejtpërdrejt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkohet unitet në mes të institucioneve dhe i gjithë spektrit politik në Kosovë. Njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë që pozicioni i Kosovës karshi Serbisë mund të jetë i fortë vetëm nëse brenda vendit ka konsensus rreth temave të rëndësishme nacionale.

Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se para takimit të shtatorit, spektri politik në Kosovë duhet të arrijnë konsensus sa i përket qasjes dhe pozicionit të Kosovës në dialog.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
21
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8

Ajo bën thirrje që politikanët të lënë anash inatet politike dhe Kosova të prezantohet në tavolinën e bisedimeve me një qëndrim unik, në mënyrë që pozicioni i saj karshi Serbisë të jetë sa më i fortë.

“Dialogu ka hyrë në një fazë kritike që po shihet si fazë përmbyllëse ku qëllimi i saj final është që Kosova dhe Serbia të arrijnë normalizimin e marrëdhënieve përmes një marrëveshjeje finale, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj faze dhe zhvillimeve që priten në këtë fazë, është mirë që liderët politikë, spektri politik në përgjithësi së paku për këtë proces të rëndësishëm në të cilin gjendet Kosova të lënë anash kalkulimet partiake të ndryshme, inatet politike që mund të kenë me njërit-tjetrin në mënyrë që Kosova në këtë proces të prezantohet me një qëndrim sa më unik, që pozicioni i saj të jetë sa më i fortë karshi Serbisë”, thotë Haxholli.

Ndërsa, analisti politik, Faton Abdullahu thotë që në Kosovë ka munguar uniteti edhe për çështje të rëndësishme, por sipas tij, qeveria, me punën e saj, duhet t’i bindë partitë e tjera politike të bëhen bashkë në këtë proces.

“Qeverisë aktuale si duket nuk po i shkon për dore në rend të parë t’i bindë partnerët e koalicionit që të jenë unik, kjo duhet të ndryshojë. Unë shpresoj shumë me faktin që po rikthehet Amerika të ulet në tavolinën ku ne bashkëbisedojmë me Serbinë, kjo na bënë që ta bëjmë edhe si kërkesë, edhe qeveria të jetë më aktive që të tjerët ta shohin të udhës që të bëhen bashkë, kjo varet nga ajo çfarë thotë, çfarë na informon dhe si bashkëbisedon qeveria”, thotë Abdullahu.

Një takim në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të mbahej më 27 qershor të këtij viti në të cilin do të merrnin pjesë presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti.

Thaçi kishte anuluar vizitën e tij në Uashington meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar bëri publike njoftimin lidhur me propozim-aktakuzat ndaj tij. Një ditë më vonë edhe shefi i ekzekutivit njoftoi se për shkak të këtyre zhvillimeve nuk do të udhëtojë për në Uashington.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ndërkohë që nuk ka lajme të reja nga Gjykata Speciale, që prej intervistimit të Thaçit atje, Violeta Haxholli nga KDI thotë se koordinimi i kryeministrit me presidentin duhet të vazhdojë derisa të ketë zhvillime të reja nga ana e Gjykatës Kushtetuese të cilat do të pamundësonin një gjë të tillë.

“Gjykata Kushtetuese ka interpretuar që qeveria është udhëheqës i politikës së jashtme në këtë rast edhe procesit të dialogut por në konsultim edhe me presidentin e vendit. Ne i dimë zhvillimet që kanë ndodh pas lajmeve nga Gjykata Speciale, megjithatë ende nuk ka një aktakuzë të konfirmuar ndaj presidentit të vendit lidhur me këtë çështje, prandaj presidenti, sipas nesh, vazhdon t’i ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese brenda dhe jashtë vendit, siç dihet presidenti në këtë rast bashkë me kryeministrin konsultohen për procesin e dialogut dhe ky proces i konsultimit duhet të vazhdojë deri në ndryshimin e rrethanave që mund të përcaktohen nga Gjykata Speciale”, thotë ajo.

Ndërsa analisti Faton Avdullahu mendon që në këto rrethana do të ishte mirë të krijohen mundësi që sjellin koordinim në mes të institucioneve por edhe të krijohet një unitet i gjerë i spektrit politik në Kosovë për përballjen me Serbinë.

“Institucioni i presidentit është i rëndësishëm në vetën e saj por për shkak se zotëri Thaçi ka përvojë të madhe atëherë nuk duhet në asnjë mënyrë të anashkalohet por duhet të jetë pjesë e këtij procesi që shpresojmë një rifillim i mbarë prej të cilit duhet të presim të mira dhe sa më unik që do të jemi aq më shumë do të mund të marrim të mira në përballje me Serbinë”, thotë ai.

Takimin e fillim shatorit në Shtëpinë e Bardhë e ka bërë të ditur Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
21
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
28
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
13
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
10
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
10
Next Post
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi