Më pak të huaj po pajisen me leje qëndrimi në Shqipëri, por më shumë kosovarë po e përfitojnë atë.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në Shqipëri, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri për vitin 2019 rezultoi 13,507 persona, duke pësuar rënie me 4,6 për qind krahasuar me vitin 2018.
Edhe pse kosovarët shënuan normën më të lartë të rritjes në pajisje me leje qëndrimi, në shifra absolute ata renditen pas italianëve dhe turqve.
Në vitin 2019, të huajt rezidentë në Shqipëri me origjinë nga Italia ishin 2,753 dhe nga Turqia 1,730. Më shumë se gjysma e lejeve të qëndrimit ndaj të huajve janë akorduar për arsye punësimi. Arsyeja e dytë është bashkimi familjar.
Rreth 45 për qind e lejeve të qëndrimit në Shqipëri nga qytetarët e Kosovës, ndryshe nga shtetësitë e tjera, dominohen nga bashkimi familjar