Kryetari i Partisë Euroatlatnike, Milaim Zeka, ka thënë se PDK ka nisur të lëshojë para të mëdha në tregun politik të Kosovës, duke blerë edhe kandidatë e partive tjera.
Ka thënë se Gëzon Gashi ka shkuar sot në PDK te Ramiz Lladrovci i joshur nga paratë e krimit dhe korrupsionit.
“PDK ka futur para të mëdha. Po bën pazare. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli më së shumti më frikësohen mua në Drenicë”, ka thënë Zeka për Express.
Ramiz Lladrovci lëshoi një njoftim sot se mori Egzon Dervishin e PEK’ut vetëm një natë pasi Milaim Zeka u prit në odën e anëtarit të partisë së tij.
“Kandidati i partisë PEK me numër 34, Egzon Dervishi, nga sot, kthehet dhe i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës. Ne i dëshiruam mirëseardhje z. Dervishi, duke e përgëzuar për zgjidhjen e tij, duke e siguruar se Drenasi dhe Drenica, janë dhe mbesin bastion i PDK-së, në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci përkrah fotos së publikuar.