Prej disa kohësh, janë publikuar një sërë materialesh investigative në lidhje me pasurinë e “çmendur” të ish-politikanit të kthyer në menaxher media, Ben Blushi. Në pasurinë e Ben Blushit, sipas të dhënave të deklaruara nga vetë ai pranë institucioneve shtetërore, për vitet që ai ka qënë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe paguhej me taksat e shqiptarëve, rezulton se kemi të bëjmë me një “oligark” të medias.
Ndërkohë, duke i shkuar më tej investigimit, janë sjellë me prova dhe dokumente konkrete “dashurinë” e madhe të Ben Blushit për pronat, në Korçë, Dardhë, Tiranë apo edhe në Vlorë. Por, në lidhje me një pronë në Dhërmi, ka pasur edhe një skandal, i cili më pas ka çuar në çregjistrim të pasurisë në fjalë. Në rastin e Dhërmiut për të rrëmbyer pronën në bregun e detit përdori një falsifikim të pastër duke kryer një krim, ai dhe bashkëpunëtorët e tij
Ai apo zyrtarët e hipotekës Vlorë spostuan në hartë një pasuri për ta çuar përpara një fshati turistik duke i zenë derën dhe vendosur pronën e “blerë” nga Ben Blushi në breg të detit. Ky dokument tregon qartë pronën e regjistruar nga Ben Blushi, por gjithçka nuk u mbyll me kaq
Pas denoncimit të grabitjes së pronës shtetërore, falsifikimeve dhe veprimeve kriminale në hipotekë, kjo pasuri e regjistruar në emër të Ben Blushit u çregjistrua sërish.
Ndërkohë, mësohet se pas çregjistrimit të pronës dhe akuzave të hedhura, sulmeve ndaj biznesmenëve dhe falsifikimeve të dyshuara për përfitimin e pronësisë, dosja shumë shpejt do të përfundojë në SPAK.
Një grup juristësh dhe ekspertësh kanë përgatitur një material të plotë për të hetuar të gjithë proçedurën e regjistrimit të pasurisë rreth 6 mijë metër katëror, në emër të shtetasit Andon Bifsha dhe më pas në emër të Ben Blushit.
Mësohet se kallëzimi nuk është dorëzuar për shkak të sezonit të pushimeve, por pritet që në ditët në vijim materiali i plotë, i detajuar, me të dhënat e plota të çohet në SPAK, pas regjistrimit që iu bë pronës.
Në fakt çështja duhej çuar në prokurori që në momentin e konstatuar nga institucionet që e kontrolluan dhe urdhëruan ç’regjistrimin e pronës. Nga Antikorrupsioni në Kryeministri deri tek Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, asnjëri nuk ndërmori hapat e duhur ligjor për zbardhjen e kësaj skeme të dyshuar, falsifikimi.
Por, edhe pse institucionet e sipërpërmendura, pasi konstatuan grabitjen e pronës shtetërore nuk e çuan dosjen në prokurori, mesa duket janë vetë biznesmenët e sulmuar dhe akuzuar nga Ben Blushi, që do ta hedhin këtë hap.
Mësohet se biznesmenët në fjalë kanë përgatitur një material të plotë të qartë, në lidhje me gjithçka ka ndodhur me pronën 6 mijë metër katëror, në emër të Ben Blushit, i cili ka përdorur mediat për të sulmuar biznesmenët.
Por kjo dosje shumë shpejt do të përfundojë në SPAK dhe do të hetohet gjithë zinxhiri i zyrtarëve që kanë bërë regjistrimin, dhe deri tek Artan Lame apo të gjithë personat që u vunë në dijeni për falsifikimin por më pas nuk e çuan dosjen në prokurori.