Fituesi i Kupës së Kosovës FC Prishtina ka hasur në probleme edhe në udhëtimin e dytë në Gjibraltar.
Tetë futbollistë të Prishtinës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 22 sa kanë udhëtuar në Gjibraltar.
Lajmi është konfirmuar për GBC News nga zyrtar të klubit të Prishtinës që gjenden në Gjibraltar.
“FC Prishtina konfirmon për GBC që 8 prej lojtarëve të tyre kanë testuar pozitivë për Covid-19. Pala e re mbërriti dje me çertifikata “negative” nga Kosova për ndeshjen e tyre të ri-planifikuar të Europa League kundër @LincolnRedImps .Ne do t’ju mbajmë të informuar”. thuhet në njoftim.
Granit Begolli ka thënë se ende nuk kanë arritur të kontaktojnë me zyrtarët e Prishtinës.
“Pritet vendimi se çka do të ndodhë me fatin e ndeshjes”.
Kujtojmë, Prishtina kishte pasur probleme edhe në herën e parë që kishte udhëtuar gjatë kësaj jave drejt Gjibraltarit.