Skuadra e Interit është mposhtur dje në finale të Ligës së Evropës nga Sevilla me rezultatin 3:2.
Pas kësaj humbje, trajneri ‘ziekaltert’ Antonio Conte nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në pankinen e Interit, njofton Sky Sport Italia.
Sipas mediumit italian, Conte gjatë javës së ardhshme do të takohet me drejtuesit të klubit për të biseduar lidhur për fatin e tij në ‘San Siro’.
Kurse, si emër për zëvendësimin e tij raportohet të jetë tekniku Massimiliano Allegri.