Fituesi i Kupës së Kosovës FC Prishtina do të luajë sot ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Evropës ndaj skuadrës nga Gjibraltari Lincoln Red Imps me fillim nga ora 18:00.
Por, ky takim do të zhvillohet vetëm nëse gjithë futbollistët e Prishtinës rezultojnë negativ për COVID-19, testet e së cilës do t’i pranojnë në ora 12:00 të ditës së sotme.
Kujtojmë, ky takim ishte paraparë të zhvillohen disa ditë më parë, por që tek Prishtina kishin rezultuar tetë futbollistë me këtë virus, duke bërë që ndeshja të shtyhet.