Gjatë pasdites së djeshme ka humbur dy vjeçari, Tian Krasniqi, nga Tërpeza e Malishevës.
Këtë e bëri të ditur Nexhat Krasniqi, axha i fëmijës, i cili deklaroi se janë duke e kërkuar atë.
“Diku rreth orës 07:00 është largu nga shtëpia nuk e dimë ku është, jemi duke e kërkuar vazhdimisht”.
Familjarët e fëmijës kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët edhe nëpërmjet rrjeteve sociale që t’i lajmërojnë nëse kanë ndonjë informacion për Tianin.
.
Gjithashtu nga Komuna e Malishevës, kanë bërë të ditur se në kërkim të Tianit janë të angazhuara njësitë e policisë , FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi.
“Ka filluar kërkim shpëtimi për një fëmijë 2 vjeçar i çili ka humbur në pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Terpezë të Komunës së Malishevës. Në kërkim janë të angazhuara njësitë e policisë , FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi”, thuhet në njoftimin e Komunës të publikuar në rrjetin social Facebook.