Një person është gjetur i vdekur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në periferi të Tiranës.
Rreth orës 03:25, në lumë, në Mullet, është gjetur i mbytur shtetasi Sh.P., rreth moshës 68 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Dyshohet se i moshuari është mbytur aksidentalisht.