Një 33 vjeçar nga Xërxa e Rahovecit ka vdekur pasi ishte i infektuar me Covid-19.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
I ndjeri ishte i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë që nga data 7 gusht 2020.
“Po është e vërtetë, një 33 vjeçar nga Xërxa ka vdekur pasi ishte pozitiv me coronavirus. Ai ka qenë I shtrirë në klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë. Më 7 gusht i është marrë mostra kurse më 9 gusht ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Latifaj.
Latifaj tutje tha se edhe familjarë të tjerë të të ndjerit janë pocashtu të infektuar.
“I ndjeri ka të infektuar edhe familjarë të tjerë, ndër ta është e vëllau i tij i cili poashtu është në gjendje të rëndë”, ka thënë Latifaj për Express të premten.